“Do të lidh pas makine”, kërcënohet me jetë aktori i njohur shqiptar

Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi ka marrë mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale.

Vetë aktori i ka bërë publike këto mesazh duke paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve të rendit. Në mesazh shihet se një person i ka shkruar se do ta lidhë pas makinës dhe do ta tërheqë zvarrë.

“Këta ia pafshin hajrin padisë, nesër në mëngjes, se borxh as hak s’u pata! Kqyrni çfarë mërgimtarësh ka atdheu në Gjenevë e n’Gjermani!” ka shkruar ai.

Ky është mesazhi kërcënues që ka publikuar Lajçi: