“Do të jetë madhështore”, Eduart Grishaj zbulon detaje nga finalja e shumëpritur e Big Brother VIP 2

6 maji po afron dhe regjisori i njohur Eduart Grishaj na ka zbuluar disa detaje nga finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP 2”. Në një lidhje telefonike në emisionin “Merre me Long show”në Top Albania Radio, Eduarti ështు shprehur se finalja do jetë madhështore.

“Ne jemi si ato skuadrat që i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës nuk kalojmë direkt tek finalja. Për ne është shumë e gjatë rruga deri në finale. Finalja do të jetë e jashtëzakonshme, do të jetë fantastike. Do t’ju jepet mundësia edhe njerëzve për të qenë sa më afër finales, do të jetë diçka shumë madhështore por do t’i marrim ndeshjet me rradhë”, tha Grishaj.