Do të bëjë fëmijën e dytë, por Adelina Tahiri zbulon problemin që e ndalon

Adelina Tahiri është një nga këngëtaret më të komentuara shqiptare, e cila së fundmi ka realizuar një intervistë në lidhje direkte me emisionin “Ftesë në 5”.
Gjatë intervistës, Adelina ka treguar se është gati për një fëmijë të dytë. Mirëpo, këngëtarja ka thënë se nuk e përjeton mirë shtatzaninë sepse është tip hiperaktiv dhe nuk e duron dot peshën e rëndë.
“Çdo ditë e flas por nuk mund ta nis. Periudha e shtatzënisë e kam shumë bezdi, e kam përjetuar shumë keq. Dua të kem direkt fëmijë, nuk e dua atë pjesën kur jam shtatzënë sepse më duket vetja shumë e rëndë, nuk mund të funksionoj. Unë jam tip hiperaktiv, nuk mund të rri shtrirë, nuk mundem të funksionoj me një peshë më të rëndë”, ka treguar Adelina.