“Do shkojmë te varri i babës”, premtimi emocionues që Luizi i bëri Kiarës!

Luizi dhe Kiara janë një prej çifteve më të pëlqyera të historisë së “BB” në Shqipëri. Romanca e tyre ka fituar zemrat e publikut.

Mbrëmjen e djeshme Luizi dhe Kiara kanë biseduar deri në orët e vona, teksa në një moment këngëtari i bën premtimin emocionues.

Para se të ikin në Maldive udhëtimi i dhuruar për çiftin nga produksioni i BBV, ata do të ndalen më parë në Shkodër.

Kjo pasi Luizi dëshiron ta çojë Kiarën te varri i babait, për t’i prezantuar nusen.