“Do i fus dy grushta…”- Ledio Lako pas zënkës me Gent Hazizin ia shtron “fshatçe” me Rezart Veleshnjan: Ç’sherr mo

Të hënën u bë publik lajmi se Ledio Lako dhe kolegu i tij Gent Hazizi kishin bërë sherr. Sipas njoftimit të policisë Ledio ka goditur me dorezë hekuri Hazizin.

Pas këtyre lajmeve Ledio ia ka shtuar fshatçe me Rezart Veleshnjan duke ngrënë në katin e gjashtë të pallatit.

Në videon e publikuar nga Veleshnja, dy aktorët përgënjeshtrojnë lajmet se ka pasur një sherr.

Madje shprehen se do hapin një portal për të fituar lekë me lajme të rreme.

Rezart Veleshnja: Ia kemi shtruar fshatçe në katin e gjashtë me Ledion. Ore po këto llafe mo ka bërë sherrr, latë nam. Po ç’sherr mo, asnjë sherr s’është bërë. Pupu do hap portal Ledio, për kokë tënde dhe timen do hap portal

Ledio Lako: Do i fus dy grushta aty…

Rezart Veleshnja: Do i fus dy grushta aty e marrim ca lekë, u zu filoni.