Djali i vogël i Kate dhe William nuk është më aq i vogël

Princ Louis po rritet dita ditës edhe më shumë dhe në prag të 3-vjetorit, Princ William dhe Kate Middleton kanë vendosur të ndajnë një foto të re të tij.

“3 vjeç nesër”, shkruhej mbi foton e publikuar pak më parë ku Princ Louis ka veshur një palë pantallona të shkurtra, këmishë dhe bluzë ngjyrë blu.

Ajo çfarë i ka bërë për vete ndjekësit e palltit mbretëror ka qenë buzëqeshja e të voglit që ka pozuar teksa i jep biçikletës.

Gjatë vitit të pandemisë, Louis, vëllai i tij, George 7-vjeç dhe motra Charlotte 5-vjeç kanë qenë më pak të ekspozuar përpara kamerave apo aparatit fotografik./revistawho.com