Djali i nënës që u rrah në Azil vjen direkt nga Belgjika: Tani nuk e lë më në duart e askujt, do e marr me vete

Pas ngjarjes së fundit të ndodhur në Pejë ku një infermiere e një qendre për të moshuar u filmua duke gõdĩtùr dhe u talluar me një grua në moshë, ka folur për Shqipëria Live në Top Channel, djali i saj.

Lidhur me rastin, ai tha se për momentin ia kanë lënë drejtësisë të merret dhe se nuk ka kontaktuar akoma me familjarët e infermierës që bëri gjestin e turpshëm.

“Mua më morën në telefon. E rëndësishme për mua të vi këtu se unë jetoj në Belgjikë, Nëna do qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Bekgjikë do shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore. E kam vendos që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt përveç se e imja dhe e motrës time,” tha djali i saj.

Moderatorja Bora Zemani ka reaguar pas ngjarjse që ka ndodhur në shtëpinë e pleqve në Pejë. Teksa ka publikuar një fotografi në Instastoryn e saj moderatorja e mllefosur është shprehur: “Njeri i keq, nuk më dhimbsesh aspak të të shoh në b úrg”.

Bora dhe shumë personazhe të tjerë të njohur publik dhe të shoubizit nga Kosova dhe Shqipëria kanë reaguar ashpër pas videos që publikuar në rrjetet sociale.

Të gjithë e kritikojnë dhe e kanë inatin në kulm me Auronën, protaginisten kryesore të kësaj ngjarjeje, e cila po ashtu ka reaguar në mënyrë të paturpshme për këtë që ndodhi.