Ditëlindja e Olta Dakut është si vetë ajo: modeste dhe plot dashuri

Aktoret si ajo janë të rralla, e megjithatë Olta Daku nuk është nga ato personazhe qe bëjnë namin në showbiz.

Edhe pa me rolet nga më brilantet në dekadën e fundit në teatër, ajo flet vetëm në skenë, por shumë pak jashtë saj.

U desh një postim i mikes së saj, aktores Olta Gixhari që ne të mësonim që ajo sot ka ditëlindjen. Me shumë dashuri e një foto krah njëra-tjetrës, Olta Gixhari ka zgjedhur të urojë Oltën tjetër:

“Je një dritë e bukur në jetën time! Edhe 1000 herë të tjera do të t’kisha zgjedhur ty❤️ Gëzuar ditëlindjen. Më mungon sa nuk thuhet. Ps: Mezi gjeta një foto normale, i dua çmenduritë tona @oltadaku”, ka shkruar aktorja krah fotos me miken e saj të ngushtë me të cilën gëzon një miqësi shumëvjeçare. Olta nuk e ka fshehur dhe mallin për momentet e çmendura me miken e saj, ashtu siç mund t’i kenë dy shoqe të ngushta, por me siguri sapo të jenë në të njëjtin vend do të festojnë ashtu siç iu ka hije.

revistawho.com