Ditëlindja e gjen në Kosovë, Rita Ora bën gjestin emocionues sapo zbret në vendin e saj

Rita Ora sot feston ditëlindjen. Ndryshe nga herët e tjera këngëtarja ka vendosur që këtë 33 vjetor ta kalojë në Kosovë.

Në ditën e lindjes së saj, Rita Ora së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi kanë mbërritur në Kosovë.

Pamjet e saj teksa zbret nga avioni po bëjnë xhiron e rrjetit. Këngëtarja sapo zbtret prek token dhe vendos dorën në zemër.

Pavarësisht famës dhe sukseseve botërore Rita Ora në asnjë moment nuk ka ngurruar të tregojë se sa krenare ndihet për origjinën e saj.

Urimet për këngëtaren janë të panumërta por ajo që e bën më speciale këtë përvjetor për të është kthimi në rrënjë.

Festat e Nëntorit do të marrin ngjyrë tjetër me prezencën e saj.

News Arkiva