Disa foto që na bëjnë konfuzë për lidhjen e Dafina Zeqirit me biznesmenin e njohur

Disa muaj më parë qarkulloi lajmi se Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë ndarë, madje këto lajme u përforcuan edhe në vazhdim, pasi dyshja janë parë të distancuar në publik.

Mirëpo, mendjëherë nisën aludimet se këngëtarja ka nisur një lidhje të re me biznesmenin e njohur Kosovar, Kreshnik Gjergji, me të cilin u fotografua në rrugët e Prishtinës.

Pas këtyre lajmeve, asnjëri nga ata nuk ka konfirmuar asgjë edhe pse lajmet për to nuk kanë të ndalur. Së fundmi, në rrjet po aludohet se ata janë të lidhur pas disa fotove të postuara në Instagram.

Ka qenë vetë Kreshniku që ka postuar një foto ku shihet macja e Dafinës, e cila duket qartë pasi edhe më parë Dafi ka postuar foto me të.

Por, kjo nuk është një provë mjaftueshëm e besueshme sa për të konfirmuar lidhjen e tyre, por është një provë më shumë për të “dyshuar” se dyshja mund të ketë diçka së bashku. Ne na ngelet të presim…gjithmonë lajme të mira!