Devis Muka baba për herë të dytë, zbulon emrin dhe gjininë

Me një foto të të birit, Devis Muka ka dhënë lajmin se është bërë baba për herë të dytë.

“Eidan, mire se erdhe biri im. Është bukur kur i dhuron jetë viteve, dhe jo vite jetës. Djali im, dashuria ime”, ka shkruar Devis krah fotos.

Muka është baba i një vajze gjithashtu, megjithatë ai ka zgjedhur të mos ndajë shumë momente nga jeta private në rrjetet sociale. Por Devis ka bërë përjashtim me dedikimet romantike e të ndjera për bashkëshorten e tij gjithmonë.