Depp e akuzoi se ka punuar eskortë, Heard hakmerret: Ishte impotent

Gjatë fundjavës, më shumë se 6,000 faqe dokumente gjyqësore në gjyqin Depp kundër Heard u zbuluan duke hedhur dritë të re mbi rastin.

Dokumentet zbuluan se ekipi i Depp u përpoq të paraqiste fotot të papërshtatshme të Heard dhe aktorja u akuzua se dikur ka punuar eskortë dhe balerinë ekzotike. Ndërkohë avokatët e Amber Heard shumë shpejt janë hakmarrë dhe kanë zbuluar se në dokumentet e sapopambyllura të gjykatës se Johnny Depp vuan nga disfunksioni erektil.

Ekipi ligjor i aktores argumentoi në një dosje të 28 marsit, të siguruar nga Page Six, se sëmundja e supozuar mjekësore mund të ketë ndikuar në sjelljen e dyshuar të dhunshme të ish-bashkëshortit të saj.

*Mosfunksionimi erektil, i njohur gjithashtu si impotencë, përcaktohet nga vështirësia për të arritur dhe mbajtur një ereksion.