Dënohet burri që përndoqi Sabrina Ferillin

Për aktoren e njohur makthi filloi në vitin 2009 dhe përfundoi këtë të hënë me dënimin e burrit që e përndiqte.

Sabrina Ferilli për vite me radhë përndiqej nga Carlo Neri, i cili u dënua me një vit burg. Burri i cili pretendonte se ishte një adhurues i aktores, i shkonte poshtë shtëpisë, i dërgonte letra, maskohej dhe i thoshte “më kanë dërguar alienët për tu bashkuar, në mënyrë që të mbijetojë rraca njerëzore”. Kjo situatë i shkaktoi ankth Ferillt, e cila nisi që të ndryshonte sjelljet e saj.