Demi Rose me forma shpërthyese pas çrregullimit ushqimor

Demi Rose shfaqet tepër joshëse me një palë bikini ngjyrë nude, të cilat si çdo herë nuk i lënë aspak vend imagjinatës. Demi Rose ka publikuar fotot e saj, në rrjetin social “Instagram” dhe bashkëngjitur ka shkruar se nuk do të privojë kurrë më veten, pas betejës që ka kaluar me çrregullimin ushqimore.

Modelja 24-vjeçare, në kundërpërgjigje të akuzimeve, se ajo ka kryer disa ndërhyrje kirurgjikale, për të arritur këtë fizik të përsosur, publikoi disa foto në të shkuarën, në pesha të ndryshme trupore, shkruan Top Channel. Tashmë e kuruar nga çrregullimi i saj, gëzon një shëndet të plotë dhe shijon një diet të caktuar dhe ushtrime të ndryshme fizike me trajner personal.