Demi Lovato, dedikim publik për të fejuarin e saj

Këngëtarja Demi Lovato gjatë muajit të kaluar ka bërë të ditur se është fejuar me aktorin Max Ehrich ndërsa tani kanë festuar pesë mujorin e lidhjes.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Demi ka publikuar një fotografi ku shihet duke shkëmbyer puthje me të fejuarin e saj.

“Duke rënë në dashuri çdo ditë e më shumë me ty”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Po ashtu, nuk ka munguar as edhe komenti i Max: “Shumë më shumë, çdo moment e dashur. Faleminderit për atë që je. Jam njeriu më me fat në botë”.