Demet Ozdemir: Jam dhunuar psikologjikisht nga babai

Aktorja turke Demet Ozdemir ka folur së fundmi në një intervistë për fëmijërinë e saj.

Aktorja ka rrëfyer dhunën psikologjike të ushtruar në familje nga babai . Ajo ka treguar se babai ishte shumë i rreptë dhe është rritur me frikë ndaj tij.

“Fëmijërinë time e kam kaluar në qytetin e vogël Izmit. Jetonim me mamanë, babain, motrën dhe vëllain në një shtëpi me oborr. Babain e kemi patur shumë të rreptë. Motra ime e kishte shumë frikë. Mbaj mend që ulnim kokën kur ai ishte përpara nesh. Më pas vëllai ynë u shpërngul në Gjermani ndërsa unë erdha në Stamboll me motrën dhe mamanë time. Ishte një kohë e vështirë”, ka zbuluar Demet.