Del VIDEO/ Si u rrëzua kabina e teleferikut me 15 persona në Itali

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e rrëzimit të një kabine teleferiku në Mottarone ku humbën jetën 14 persona dhe mundi të shpëtojë vetëm një djalë i vogël.

Ngjarja ndodhi në 23 maj dhe shkaktoi polemika të shumta në Itali.

Nga pamjet e publikuara shihet se kabina afrohet në stacion, por aty këputet njëra nga kavot dhe kabina tërhiqet mbrapsht me shpejtësi. Më pas ajo u përplas në një reliev malor duke shkaktuar tragjedinë. ©LAPSI.al