Del urdhëri i ri: Mos hani vezë dhe mish pule për një muaj

Më shumë se 1 mijë pula kanë ngordhur javën e fundit, shumë prej tyre janë groposur sipas procedurave përkatëse, por një pjesë e tyre janë ende në “kosh të plehrave”.

Arsyeja kryesore për ngordhjen masive të pulave është gripi i shpendëve që ka prekur së fundi Shqipërinë dhe rastet e para janë zbuluar në Durrës.

Ndërkohë eksperti i ushqimit, Abdyl Sinani, ka bërë një thirrje të pazakontë për të gjithë qytetarët që të mos e konsumojnë vezën dhe mishin e pulës për një muaj. Kjo sipas tij në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e tyre, sepse kontrolli duhet të ishte bërë në mënyrë të përpiktë nga instuticionet e duhura.

“Virusi nuk përhapet vetëm nga pularitë, por nga shpendët që janë në ajër, ata e përhapin me shpejtësi të madhe. E kanë përhapur përmes ajrit, feçeve të tyre, dhe prandaj po infektohet i gjithë vendi.

Së bashku me AKU të gjithë pularitë që kanë një pjesë pulash që kanë ngordhur ku dhe një pjesë pulash janë therur dhe kanë kaluar në frigorifer. Duhet detyrimisht të futet në 4 gradë, se përndryshe nuk duhet të lejohen.

Vezët janë prodhuar, secili nga ju të çajë një vezë, dhe nëse lëngu i vezës është i ngjitur me të verdhën, pra nuk është i lëngshëm, atëherë kjo është në rregull kjo vezë, por në këtë situatë që jemi, me këtë sëmundje që është tani, asnjë vesh nuk do konsumohet. Në këtë rast duhet t’i lëmë vezët fare,” është shprehur ai.

I pyetur se çfarë duhet të bëjmë nëse kemi konsumuar vezë , Sinani tha se njeriu duhet ta mbulojë me imunitetin e tij.