Del në ankand një nga makinat luksoze të Elvis Presley

E pajisur me një sërë opsionesh, të denja për mbretin e rock’n’roll-it, një prej makinave të Elvis Presley, tashmë është në ankand.

“Cadillac”-u tip ”Fleetwood Brougham”, dikur në pronësi të yllit ka dalë në ankand, deklaroi kompania ”British Car & Classic”. Makina u ble nga vetë Presley më 26 shtator 1974, për shumën prej 12 512 dollarësh.

Për të shoqëruar ankandin janë të gjitha dokumentet që vërtetojnë pronësinë e famshme fillestare, të kompletuara me firmën e Elvis Presley-t, si dhe ndryshimet e mëvonshme të pronësisë.

Edhe pse e mbajtur në gjendje të shkëlqyer, si në karroceri, ashtu edhe në brendësi dhe e kompletuar me të gjitha detajet, makina ka nevojë për një rregullim të mirë për shkak të periudhës së gjatë të ndalimit. Odometri shënon vetëm 2 776 kilometra dhe motori i fuqishëm është pothuajse plotësisht origjinal, me përjashtim të baterisë./revistawho.com