Dedikimi i Fiori Dardhës për nënën që është shtruar në spital: “Ajo nuk e di që në sytë e mi është më e bukura në botë”

E ëma e Fiori Dardhës po kalon ditë të vështira në spital. Megjithatë, Fiori është siguruar t’i qendrojë pranë çdo ditë, ndërsa sot i ka dedikuar fjalët më emocionuese.

Ajo është rikthyer disa vite më parë në kohë, kur Fiorit i është dashur të qendrojë për një muaj në spital. Moderatorja ka kujtuar me detaje momentet kur e ëma ishte shoqëruesja e saj e pandarë, duke i dhënë kurajo së bijës ta kalonte sa më lehtë atë vështirësi. “Ime më nuk e shprehu asnjëherë lodhjen, nuk u ankua kurrë, harroi veten për të më qendruar pranë”, ka shkruar ndër të tjera Fiori, duke përshkruar kështu mes emocionesh sakrificën e së ëmës për të.

Duke treguar se si i shkëlqenin sytë kur asokohe shihte nënën tek dera e dhomës së spitalit, Fiori është shprehur se të njejtin shkëlqim sheh ajo tek sytë e saj, çdo ditë kur shkon t’i qendrojë pranë. “Sot, jam unë forca dhe siguria e saj! AJO është përherë shembull i sakrificës së një prindi për fëmijët e saj! Përgjithmonë me ty, mam’!”, ka shkruar ndër të tjera, Fiori. Ajo ka ndarë një foto duke i dhuruar një puthje së ëmës, ndërsa komentet kanë qenë të shumta.

View this post on Instagram

Në adoleshencën time u sëmura një herë shumë rëndë dhe m'u desh të qëndroja rreth 1 muaj në spital. Mami im qëndroi pranë meje ditë e natë. Nuk do e harroj kurrë se si kërrusej në një karrige për të dremitur pak çaste gjatë natës dhe ashtu e mpirë, brofte menjëherë në këmbë sapo dëgjonte hapat e infermieres që vinte për të më ndërruar serumin. Ime më nuk e shprehu asnjëherë lodhjen, nuk u ankua kurrë, harroi veten për të më qëndruar mua pranë. Kur rastiste të largohej për pak minuta nga dhoma ime, sepse i duhej të psoniste, ose të mbaronte ndonjë punë, pritja për mua ishte sfilitëse. Qëndroja me kokën e kthyer drejt derës dhe numëroja minutat… Kur ndodhte që "vonohej" më shumë se zakonisht, nëpër faqe më rridhnin lot të nxehtë dëshpërimi. … dhe pastaj vinte ai momenti kur ime më shfaqej në derë! Zemra më rrihte fort dhe sytë shkëlqenin nga gëzimi. Mami ishte siguria ime! Ishte forca ime! _________________________ Sot, është mami e shtruar në një dhomë spitali dhe unë shoh të njëjtin shkëlqim (si i imi dikur) në sytë e saj kur më sheh tek dera. Sot, jam unë forca dhe siguria e saj! AJO është përherë shembull i sakrificës së një prindi për fëmijët e saj! Përgjithmonë me ty, mam'! ❤ P.S: "Mos më bëj foto, se më kanë rënë flokët dhe nuk është ndonjë pamje e bukur për t'u memorizuar" – më tha tek tentoja t'i rrëmbeja një buzëqeshje. Mami im nuk e kupton që në sytë e mi është më e bukura në bote! 🤍 #godblessmoms 🙏

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha) on

Një dedikim plot emocion ky i Fiorit! /News31