Debati Egla-Saimir/ Einxhel Shkira: Çfarë prova do ti, s’vjen njeri me kamera kur kërkon punë!

Einxhel Shkira ka reaguar pas deklaratës së Egla Cenos kundrejt Saimiri Kodrës, pasi aktorja u shpreh në BBVIP se ky i fundit e ka ngacmuar seksualisht teksa ajo ka kërkuar puna para 25 vitesh.

Einxhel përmes një Instastory, shkruan se prova për të vërtetuar nëse Egla gënjen ose jo nuk ka, pasi çdokush që kërkon punë nuk shkon me kamera me vete.

Ndërkohë ka përgëzuar Eglën për guximin duke rrëfyer dhe denoncuar një figurë publike në BBVIP./M.K-dritare.net

dritare.net