‘Dance With Me’, si do të sillet Ilir Shaqiri me VIP-at e Big Brother?

Sapo ka nisur mbrëmja e parë e Dance With me 7 dhe juria, pa dyshim, do të jetë në qendër të vëmendjes në këtë edicion. Ilir Shaqiri, Ermal Mamaqi dhe Klaudia Pepa do të gjykojnë performancat e personazheve javë pas jave, si edhe do të vlerësojnë me pikë kërcimet më të mira.

Megjithatë, Iliri, kryetari i jurisë, ka edhe disa personazhe që i njeh pak më shumë se të tjerët në këtë kast. i pari që nisi garën e kërcimit, Valon Shehu, u përball me Ilirin në një rol të ri, pasi qëndruan për pak kohë bashkë ne Big Brother. Pas kërcimit, Iliri tha se e ka njohur pak më shumë Valonin në një ambient tjetër, ashtu si edhe disa personazhe të tjerë të kastit, por kjo nuk do të thotë, sipas tij, se ata do të mbahen ‘me hatër’: “Unë njoh shumë VIP-a që do kërcejnë këtu, disa prej tyre i kam shumë përzemër, por kjo nuk do të thotë që do të kenë përkrahje, përkundrazi, do të vlerësohen për atë që do të kërcejnë këtu”, – tha Iliri.

Edhe Igli Zarka, aktori i njohur i teatrit, ishte për pak kohë konkurrent në Big Brother, por e la shpejt shtëpinë për arsye shëndetësore.