Dalin fotot, këta janë bosët shqiptarë të drogës që u kapën me 2.2 tonë “të bardhë” në Peru

Jane publikuar fotot e dy shqiptarëve që u kapën me 2.2 tonë drogë në Peru.

Mediat e huaja kanë publikuar foto të Franc Malos dhe Gentjan Meta, të cilët njiheshin edhe me pseudeonimet “Barbas” dhe “Pelado”.

Ata kishin hyrë ilegalisht në Peru përmes Huaquillas, në kufi me Ekuadorin, në nëntor 2021 dhe ishin paraqitur si turistë.

Më pas ata nisën negociatat për transportimin e sasisë së madhe të drogës, e cila destinacion kishte Holandën.

Të dy ishin pjesë e kartelit të quajtur “Los Blancos” dhe mësohet se janë kapur nga kamerat e vëzhgimit Divinesp në Trujillo, gjatë operacionit Bitcoin.

Më herët ata ishin fotografuar në hotelin luksoz QP Hotels Trujillo në El Golf.