Dalin analizat e Luizit, dhe PO tregojnë se ka probleme!

Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalë të mediave që prej momentit që ai rrëfeu se vuante nga një sëmundje e rrallë. Këtë rrëfim ai e bëri te Kiara, te personi më i besuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, teksa i kërkoi që mos ta diskutonte me banorët e tjerë pasi nuk kishte dëshirë të viktimizohej.

Luizi tha se arsyeja që ai kishte hyrë në “Big Brother VIP” ishte pasi dëshironte të fitonte në mënyrë që të kurohej në Bergamo, pasi vuante nga një sëmundje e rrallë e cila kurohej në vetëm 11 klinika të botës. Mirëpo produksioni bëri të ditur se nga analizat e kryera Luizi gëzon shëndet të plotë.

Gjithashtu ata e dërguan në spital dhe nga të gjitha analizat që ju bënë u tha se është në gjendje normale për jetën. Ndërkohë së fundmi “Kryefjala” ka publikuar rezultatet e analizave të Luizit, të cilat tregojnë se ai ka probleme shëndetësore, pasi ka norma të larta te disa. Një nga analizat që ka dalë mbi normë, neutrofile, një shenjë që tregon disa sëmundje që vuan një person.

Disa mjekë që i kanë parë analizat thonë se përgjigjet nuk janë dhe aq normale. Burime për media bëjnë me dije se Luizi mund të vuaj nga bronkiektazi, një sëmundje që prek muret e bronkeve, trash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion.

Bordo