Dakota Johnson pyetet për lidhjen e fshehtë me këngëtarin e “Coldplay”: “Me Martin jam shumë e…”

Dakota Johnson flet më në fund për lidhjen e saj me Chris Martin. Dakota Johnson, e njohur për rolin e saj të Anastasia Steele në serinë e filmave “Fifty Shades”, ka folur për pjesën romantike të jetës së saj. Dakota është në lidhje me këngëtarin e grupit “Coldplay”, Chris Martin, shkruan Gazeta Express. Dakota dhe Martin e kanë mbajtur lidhjen e tyre mjaft private, por e pyetur së fundi për historinë e tyre, Dakota thjesht ka thënë: “Nuk do të flas për këtë. Vetëm do të them se jam shumë e lumtur”. E duket se privatësia i ka bërë vërtetë mirë çiftit, pasi edhe për Martin është lidhja e parë që i ka zgjatur kaq shumë që pas ndarjes nga gruaja, aktorja Gwyneth Paltrow.