Dagz krenar për Einxhel: Njerëzit me zemrën e bardhë e gjejnë njëri- tjetrin gjithmonë

Pas surprizës së marrë nga “Top Channel”, i cili i dha mundësinë Einxhel të ketë një emision i cili do t’i vijë në ndihmë të gjitha vajzave që duan të shkollohen, Dj Dagz ka shprehur emocionet e tij.

“Jam shumë i lumtur për ty dashuria ime, por më shumë se i lumtur jam krenar me ty. Njerëzit me zemrën e bardhë e gjejnë njëri- tjetrin gjithmonë”, ka shkruar i dashuri i Einxhel, i cili ka etiketuar në postim edhe Sara Hoxhën dhe Lori Hoxhën si drejtuese të televizionit.

revistawho.com