Dafina Zeqiri: Njerëzit po ma vështirësojnë gjetjen e një partneri

Dafina Zeqiri ka realizuar së fundmi një intervistë ndryshe me gazetarin Berat Buzhalën. Këtë periudhë këngëtarja është përfolur shumë për jetën e saj personale, ndarjen nga Dj Geek.

Në këtë intervistë ajo u shpreh se sipas saj ajo prandaj lidhet dhe krijon diçka që të ketë një copëz private nga e gjithë jeta e saj e ekspozuar.

Madje Dafina shtoi se në ditët e sotme është bërë shumë e vështirë të njohësh dikë, pasi fjalët përhapen shpejt.

“Në industrinë e muzikës si grua nuk ke kohë të dalësh në takim me dikë apo të njohësh dikë. Jo se nuk ke dëshirë, por ose ai që po del shkon dhe iu thotë të gjithëve ose ta ngjisin njerëzit. Ndërkohë unë akoma nuk arrita ta njoh. Kjo e bën shumë të vështirë ta kuptoj nëse ai person po del sepse më pëlqen apo se jam Dafina,” -tha artistja.