Dafina Zeqiri martohet me Dj Geek? Këngëtarja tregon të vërtetën: Faleminderit për…

Fotot e Dafina Zeqirit e veshur si nuse bënë bujë në mediat rozë. Disa prej tyre hamendësuan se këngëtarja po shkonte drejt martesës me Dj Geek.

Por pas disa ditësh thashetheme për një ribashkim të çiftit, Dafina Zeqiri ka thyer heshtjen duke hedhur poshtë pretendimet.

Ajo postoi disa foto të titujeve të lajmeve në rrjetin e saj social Instagram dhe ironizoi duke shkruar: “Faleminderit per fejesen, faleminderit per martesen, caktoni datën edhe më dërgoni ftesen.”

Këngëtarja, e njohur për stilin e saj ekstravagant, pak ditë më parë fshiu të gjitha fotot nga rrjeti social dhe postoi vetëm disa foto e veshur si nuse.

Vëmendjen e mori komenti i ish-partnerit dhe kolegut të saj, Dj Geek, i cili shkroi: “Nusja më e bukur”, ndërsa Dafina iu përgjigj duke komentuar me ikonën e një çifti.

Kjo bëri që menjëherë të gjithë të mendonin se dy këngëtarët po martoheshin, por duket se Dafina thjesh po përgatitet për një videoklip të ri ku do shfaqet si nuse.

Edhe pse të ndarë Dafina Zeqiri dhe Dj Geek shihen gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke nxitur shpeshherë thashethemet për një ribashkim të tyre.

/Panoramaplus.al