Dafina Zeqiri: Kam qenë në një marrëdhënie abuzive. Kënga ‘Duro’, histori e vërtetë

Dafina Zeqiri ka bërë një tjetër rrëfim personal në Instastory. Herë pas here tregon më shumë detaje nga jeta e saj dhe kësaj radhe foli për marrëdhënien abuzive që ka përjetuar. Dafina tregon se në fund ishte ajo që u fajësua, mbi të cilën u trillua dhe bën thirrje që të ndryshohet mënyra sesi histori të tilla shikohen.

“Si ka mundësi: Sa herë që gratë përdhunohen, abuzohen, kërcënohen dhe madje edhe vriten, e vetmja gjë që dëgjon nga abuzuesi janë justifikimet e tilla si: ‘më tradhtonte’, ‘dontë vetë’, ose ‘e kërkoi vetë këtë’.

Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin rreth kësaj gjëje? Mos e lejoni të akuzuarin të fitojë vëmendje nga budallallëqet që bën! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe pastaj t`ua hedhin fajin vajzave! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë!

Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan në fund?…Mua! E njëjta gënjeshtër u bë në emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk kërkova asnjëherë ndihmë apo mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite më vinin komente dhe gjepura! Ndërsa djali në fjali vazhdoi rrugën e tij me kokën lart dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!

Mësojeni njëherë e mirë: Më ka ardhur në majë të hundës mbajtja e gojës mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop!”, shkruan Dafina.

Më pas në një tjetër foto, poston titullin e këngës së saj “Duro”, me tematikë dhunën ndaj grave, dhe shkruan: True story.