Çudit Charlize Theron: “Jetoj me frikën se do më pushojnë nga puna”

Në një intervistë të dhënë për “Access” fituesja e çmimit “Oscar” rrëfeu se frika e saj më e madhe është se mund ta pushojnë nga puna. “Sa herë jam në xhirime them me vete, o Zot ata do ta kuptojnë se kjo është një gënjeshtër dhe unë jam një aktore e tmerrshme, sipas Lapsi.al. Koha e vetme kur ndihem mirë është pasi filmi përfundon”, tha ajo. Theron gjithashtu shtoi se ka shumë komplekse dhe pasiguri si femër sidomos për faktin se në industri femrat paguhen më pak se meshkujt dhe shpeshherë ka frikë ta ngrejë zërin për të kërkuar më shumë para.