Çudira në Panairin e Tiranës: Vajza të zhveshura me peshqir lëvizin nëpër stenda!

Dita e tretë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës ishte e mbushur me mjaft aktivitete jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe në fusha të tjera.

Biznese nga i gjithe Ballkani kanë bashkëvepruar përgjatë këtyre ditëve, mirëpo këtë pasdite vizitorët janë habitur nga një situatë aspak e zakontë.

Disa vajza të veshura vetëm me peshqirë kanë lëvizur nëpër ambjentet e Panarit duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe organizatorëve.

Nuk dihet akoma nëse sigurimi ka ndërhyrë menjëherë, por kjo ka shkaktuar të qeshura ndër vizitore.