Cubin dhe Visjanin do t’i shihni në Portokalli

Klanifornia u mbyll por aktorët e saj do t’i shihni këtë herë të shpërndarë në shumë televizione dhe programe të tjera.

Kryefjala.com ka mësuar se aktoren, Esmeralda Metka ose e njohur si Cubi do ta shihni këtë herë në show-n humoristik, Portokalli.

Kjo është hera e parë për aktoren e njohur që i bashkohet këtij kasti, pasi fillimet e saj në show-t e humorit kanë qenë në “Apartament 2XL”, “Duplex” dhe “Klanifornia”.

E njëjta gjë vlen edhe për aktorin Visjan Ukcenaj i cili me mbylljen e Klanifornias ka vendosur ti bashkohet ekipit të Top-Channel. Nuk dihet ende nëse aktorët do mbajnë të njëjtët personazhe apo do të sjellin personazhe të rinj.