Cristiano Ronaldo ka 4 dhe jo 5 Topa të Artë? Ja si qëndron e vërteta

Sipas raportimeve nga “Mirror”, Cristiano Ronaldo ka shitur një Top të Artë, pikërisht atë të fituar në vitin 2013.

Asi portugez, përmes një ankandi bamirësie që u zhvillua në vitin 2017, i dha trofeun Idan Ofer, i konsideruar si njeriu më i pasur i Izraelit, për shumën e 600 mijë eurosh të destinuara për fondacionin “Make-a-wish”.

Ai i vitit 2013 ishte Topi i Artë i dytë i fituar nga CR7, pas atij të 2008. Në atë vit, ai mundi konkurrencën e Lionel Messit dhe Franck Ribery./ h.ll/abcnews.al