Cristiano Ronaldo fejohet me partneren e tij

Georgina Rodriguez ka ngrejtur dyshime se është fejuar me futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo. Georgina postoi në Instagram një foto ku futbollisti shfaqet duke ia mbuluar dorën. Poshtë fotos Georgina shënoi “PO” duke i bërë fansat akoma më shumë kureshtar. Si rezultat reagimet e këtyre të fundit ishin të menjëhershme duke pyetur nëse Ronaldo i kishte propozuar asaj.

Një ndjekës shkruante, “Çfarë do të thuash po?”,nderisa tjetri shtoi, “A është kjo ajo që po mendojmë të gjithë”.“A jeni fejuar”, vazhdoi një tjetër ndjekës.

Çifti së fundmi kanë nisur pushimet së bashku me femijët e tyre Alana Martina,djalin e Cristianos, Cristiano Ronaldo Jr, dhe binjakët Eva dhe Mateo./Lapsi.al