Cristiano Ronaldo është martuar në fshehtësi? Miqtë e tij zbulojnë të vërtetën

Revista italiane ‘Novella 2000’ raportoi para pak ditësh se Cristiano Ronaldo ishte martuar në fshehtësi në Marok me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez. Por duket se ky lajm nuk është i vërtetë, pasi burime pranë Ronaldos e kanë mohuar. Sipas ‘Daily Mail’ ky lajm për futbollistin është i rremë, sepse ai nuk është martuar ende. Spekulimet për dasmë nisën pak ditë pasi Cristiano shprehu publikisht dëshirën për t’u martuar me Georgina-n, duke qenë se kjo ishte dhe një ëndërr e nënës së tij.

“Ajo më ka ndihmuar shumë. Sigurisht që jam i dashuruar me të. Ne do të martohemi një ditë, me siguri. Kjo është edhe ëndrra e nënës sime”, ka thënë Ronaldo në një intervistë për Piers Morgan. Ndërsa Georgina nga ana e saj ka rrëfyer më parë se nuk është e lehtë të jetë në një marrëdhënie me dikë aq të famshëm sa ai, por ajo nuk do e ndryshonte me asgjë në botë. Kujtojmë se ata të dy janë njohur për herë të parë kur Rodriguez punonte si asistente shitjesh në një dyqan ‘Gucci’ në Spanjë dhe prej atij momenti nuk janë ndarë asnjëherë nga njëri-tjetri. /revistawho.com