Ç’po ndodh me miqësinë e Xhemit dhe Arbanës?!

Arbanën dhe Xhemi nuk i kemi parë kohët e fundit bashkë dhe kjo gjë është vënë re nga fansat. Ata i kanë shkruar Arbanës duke i thënë se e ka lënë pas dore Xhemin, por moderatorja ka treguar të kundërtën.

Ajo u përgjigj se Xhemi është ajo që e ka lënë pas dore pasi ka ikur në Milano me një shoqe të re. “Xhemi është momentalisht në Milano, me një shoqe të rë, shopping dhe dining nëpër vendet ku do të shkonim bashkë… kush ka lënë pas dore kë”, ka shkruar Arbana.

Xhemi i është përgjigjur duke postuar foto me shoqen e saj të re, teksa Arbana ka shtuar: “E ka gjetur dhe shumë më të bukur se unë”.