Coldplay anulon koncertin, shkak Chris Martin

Grupi Coldplay ka anuluar shfaqjen e tyre të ardhshme në Brazil.

“Me keqardhje të thellë, ne jemi detyruar të shtyjmë shfaqjet tona të ardhshme në Rio de Zhaneiro dhe São Paulo deri në fillim të vitit 2023,” njoftoi Coldplay. Për shkak të një infeksioni të rëndë në mushkëri, Chris duhet të pushojë për tre javët e ardhshme. Ne po mendohemi për datat e reja. Do ju informojmë më shumë në ditët në vijim.”

Grupi vlerësoi mirëkuptimin e fansave por tha se ata “duhet t’i japin përparësi shëndetit të Chris” gjatë kësaj “kohe sfiduese”. Ne jemi optimistë që Chris do të jetë më mirë pas pushimit mjekësor dhe mezi presim të rifillojmë turneun së shpejti,” përfundoi deklarata e tyre.

Deri më tani, vetëm shfaqjet në Brazil janë shtyrë. Sipas faqes së tyre të interneti, grupi pritet të performojë në Buenos Aires, Argjentinë, duke filluar nga data 25 tetor. Këngëtari i “Fix You” nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore. Muajin e kaluar, Coldplay zbuloi një plan për të sjellë turneun e tyre ‘Music of the Spheres World’ në mijëra kinema në 28-29 tetor./Lapsi.al