ÇMENDURIIII!!! Zbulohet sa kushton ora që mban Noizy në dorë

Noizy është një nga artistët më të paguar në trojet shqiptare. Ndonëse ka vite në skenë, ai vazhdon të jetë shumë i pëlqyer nga publiku. Madje këtë verë, koncertet e Noizyt kanë qenë të pafundme. Si pasojë, edhe jeta që ai bën është shumë luksoze.

Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi, ku vëmendjen e ka marrë ora e tij. Sipas “Shqipcloset”, Noizy për një orë ka shpenzuar plot 120 mijë euro.

Sa i përket muzikës, projekti i tij i fundit është ai në bashkëpunim me Dhurata Dorën, kënga me titull “Mi Amor”, e cila rezultoi një hit i vërtetë në çdo diskotekë.