Çmenduri për dashurinë? Rrëfehet Arilena Ara: “Për mua kanë bërë pa fund, por…”

Këngëtarja Arilena Ara ka gati albumin e saj të parë, të titulluar “POPART”. Ajo ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës, mes tyre: Dafina Zeqiri, 2PO2, Gjon’s Tears, etj. Sa i përket jetës private, ajo ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar. Rrallëherë flet për familjen apo marrëdhëniet.

Megjithatë, sot, ajo ka qenë e ftuar në episodin e parë në “Goca dhe Gra” në Top Channel dhe ka folur për çmenduritë e dashurisë.

“Për mua kanë bërë çmenduri, por unë nuk kam bërë ende, do ta ndaja me ju por me modesti shumë të madhe nuk kam bërë ende”, tha Arilena, megjithëse nuk tregoi ndonjë histori çmendurie të bërë për të.

Tea Trifoni e pyeti nëse kanë bërë kaq shumë çmenduri sa ajo nuk i mban mend, por Arilena tha se nuk e kishte të thjeshtë të zgjidhte, në një bisedë të shoqëruar me humor e të qeshura.

Për më tepër, ndiqni videon! (1:00:00)

/News31