Ç’mendim ka Robert Aliaj për lidhjen e re të Kristit?

Krist Aliaj tregoi para pak ditëve se ka nisur një lidhje të re dashurie me një vajzë, duke zbuluar se është shumë i përfshirë.

I ftuar në “Ftesë në 5”, ish-banori i ‘Big Brother VIP’ foli rreth lidhjes së tij të re, duke u shprehur:

“Dashuria mua më çoi dhe në Angli… jeton në Angli. Është më e vogël se unë dhe brune”.

Sakaq, i pyetur se cila ka qenë fjala e Robertit për lidhjen e tij, Kristi tha “etuziast”.

“Fjala kyçe: entuziast, se pa prap një Krist tjetër, pa prap atë Kristin e dashuruar, që projekton të ardhmen e plane për atë gocën…”