Cigare, alcool, dhe një balerinë/ Albi Nako në shtëpi me Alba Hoxhën?

Albi-Nako-2

Koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha vijojnë të mohojnë se janë në një lidhje dashurie. Por postimet që ata të dy bëjnë në rrjetet sociale duket sikur tregojnë të kundërtën. Pas mbylljes të pushimeve, Albi ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram, ku tregon se është kthyer në shtëpi. “Në shtëpi”, shkruan koreografi i njohur bashkëngjitur me foton që e tregon teksa pozon nga pishina duke marrë rreze dielli nën shoqërinë e një cigareje dhe gote alkooli. Më pas ishte Alba ajo që publikoi në Instagram një video ku shfaqej në një pishinë të ngjashme me atë të Albit, që bëri ndjekësit e tyre të dyshojnë se çifti ka qenë në të njëjtin vend, shkruan Panorama Plus. Kjo video e postuar nga balerina u fshi, por “INtv” ka arritur që ta ruaj atë.