Çifti i njohur i ‘showbiz-it’ në pritje të fëmijës së tyre të parë

Çifti i njohur i ‘showbiz-it’ të huaj, Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë zbuluar se tashmë janë në pritje të ëmbël me fëmijën e tyre të parë. Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre një vit më parë në Las Vegas dhe duket se lajmi i shtatzënisë i ka lumturuar pa masë.

“Sophie ka zgjedhur me kujdes veshjet për të qenë sa më komode me ndryshimin e trupit të saj”, ka treguar një burim për revistat e huaja. Kujtojmë se Joe dhe Sophie nuk kanë hezituar asnjëherë t’i bëjnë surpriza njëri-tjetrit, duke treguar edhe publikisht dashurinë e madhe që gëzojnë prej kaq vitesh./revistawho.com