“Çifti i lumtur” në Portokalli thumbon keq Borën me Donaldin (video)

Është rikthyer në ekran sezoni i ri i emisionit të humorit “Portokalli” ku nuk kanë munguar skeçet me plot ironi si ndaj politikës ashtu edhe ndaj situatave e personazheve të caktuara.

Në rolin tek “Çifti i lumtur”, aktori Irgen Çela ka ironizuar me Borën dhe Donaldin kur u takuan në shtëpinë e Big Brother Vip.

Teksa po i shprehte Arjolës gëzimin që u kthye nga Big Brother Vip, ku në këtë rol ai është bashkëshorti, Irgeni tha:

“Me thënë të drejtën mua mu plotësua një ëndërr. Më në fund kisha mundësinë të shihja ty 24 orë ku ishe, ku po rrije, ça po haje, ça po pije.”

Nëse këto fjalë nuk u duken të njohura, u kujtojmë që një gjë të tillë i pati thënë edhe Bora-Donaldit natën që u takuan dhe shkëmbyen puthjen e famshme brenda shtëpisë së “Vëllai të Madh”.

Arjola gjatë rolit të saj nuk ka kursyer dhe një përgjigje ironike për të gjithë ata që e kanë komentuar se shtëpinë e fitoi duke u viktimizuar.

Arjola zgjodhi këtë numër të “Portokallisë”, duke e mbyllur me frazën: “Do shkoj të futem tek ‘Big Brother-i’ i Tajlandës.