Chris Brown, baba për herë të tretë: Këngëtari zbulon emrin e bebit

Chris Brown është bërë baba për herë të tretë. Këngëtari ripostoi një foto të modeles Diamond Brown ku duket vajza e tyre 3-muajshe, Lovely Symphani Brown.

Nuk është hera e parë që Diamond poston për të bijën, mirëpo ripostimi shënon herën e parë që Chris Brown pranon atësinë.

Brown ka edhe dy fëmijë të tjerë: vajzën 7-vjeçare Royalty, të cilën e ka me Nia Guzman,

dhe djalin 2-vjeçar Aeko Catori, i cili erdhi në jetë nga lidhja me Ammika Harris.

“Unë gjithmonë dua t’i bëj gjërat tani – ‘ta bëjmë, le ta bëjmë’. Të paturit mundësinë që të jem baba, të shoh vajzën time, fazat e rritjes, nga zvarritja te ecja, fjalët e para, më mëson gjëra të ndryshme çdo ditë dhe mësoj më shumë për durimin.” – u shpreh ai për prindërimin në vitin 2015.