Cher me trishtim njofton vdekjen e nënës së saj, Georgia Holt!

Cher u shfaq në rrjetet sociale këtë fundjavë për të njoftuar se nëna e saj Georgia Holt ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Holt ishte një këngëtare, modele dhe aktore e njohur, e cila u shfaq në sitcom-in e njohur “I Love Lucy”.

Në shtator, Cher konfirmoi se nëna e saj ishte dërguar në spital me pneumoni, duke theksuar gjithashtu se ajo vuante nga problemet shëndetësore, “Mami ka qenë sëmurë vazhdimisht. Ajo sapo doli nga spitali. Ajo kishte pneumoni. Ajo po përmirësohet”. Ndërkohë, Cher njoftoi të dielën përmes Twitter se nëna e saj kishte ndërruar jetë. “Mami ka ndërruar jetë”, ka shkruar ajo në një postim në Tëitter të shoqëruar nga një emoji me fytyrë të trishtuar.

Fansa të shumtë kanë komentuar në postimin e Cher-it për t’i treguar mbështetjen e tyre këngëtares së njohur dhe kanë bërë homazhe edhe për Holt. “Më vjen shumë keq kur dëgjoj që nëna juaj e dashur ka ndërruar jetë”, shkroi një përdorues në Twitter, ndërkohë një tjetër shkruante, “Zemra ime shkon për ty, çfarë bekimi ta kishe atë në jetën tënde për aq kohë sa e kishe”.

Aktorja amerikane Marg Helgenberger ishte një nga përdoruesit që i shprehën ngushëllimet Cher, “O Cher, më vjen shumë keq kur dëgjoj që nëna juaj e dashur ka ndërruar jetë. Zemra ime shkon për ty. Çfarë bekimi ta kishe atë në jetën tënde. U preftë në paqe”.

Bordo