Cher, 76 vjeç – ju ‘prezanton’ me të dashurin e saj 40 vite më të ri!

Ndonëse Cher nuk është prononcuar ende zyrtarisht, fotot e publikuara së fundmi na tregojnë se këngëtarja është në një lidhje të re.

I dashur i ri i 76-vjeçares duket se është Alexander ‘AE’ Edwards, 36 vjeç. Ky i fundit njihet si ish-i dashuri i modeles 39-vjeçare, Amber Rose.

Thashethemet për romancën nisën këtë javë, kur ajo dhe AE u shfaqën dorë për dore me njëri-tjetrin.

Ndërsa hynin në makinë, AE madje u pa duke i puthur dorën Cher.

Ikona e muzikës ishte veshur e gjitha në të zeza dhe partneri i ri, kombinohej mirë me të 🙂

AE, më parë ka qenë në një lidhje me Rose, me të cilën ai ka një djalë 3-vjeçar të quajtur Slash.

Ish-çifti filloi lidhjen në vitin 2018, por u ndanë pas tre vitesh së bashku pasi AE u kap duke tradhtuar modelen me disa femra.

Cher, nga ana e saj, ka qenë e martuar më parë me Sonny Bono nga 1964 në 1975 dhe Gregg Allman nga 1975 në 1979. Ajo ka një djalë Chaz, 53 vjeç, me Bono dhe një tjetër djalë, Elijah, 46 vjeç, me Allman.

Burimi: Page Six
Anabelmagazine