Charlize Theron feston ditëlindjen si të ishte mbrëmje mature

Charlize Theron ka festuar 46-vjetorin në një jaht në Greqi.

Aktorja ndryshe nga sa mund ta prisnit këtë ditëlindje është shfaqur larg fustaneve me xixa e takave. E veshur me xhinse të shkurtra e bluzë rozë, Charlize pozoi në jaht ku kishte mbledhur së bashku miqtë e saj. Aktorja organizoi edhe një festë si një mbrëmje mature për të cilën tregoi se nuk e ka festuar.

“Unë nuk kam shkuar në mbrëmjen e maturës, por këtë vit për ditëlindjen time, miqtë vendosën ta ndryshonin këtë. I dua këta njerëz më shumë sesa e përshkruajnë fjalët. Vetëm ata e dinë se një mbrëmje mature e viteve ’80 është ëndrra ime. Çfarë familjeje, çfarë nate”-shkruan Charlize Theron.