Çfarë po ndodh?! Bota kthehet në pikën zero, Rusia nis ofensiven në Ukrainë

I druheshim të gjithë, por tani ndodhi. Presidenti Vladimir Putin në orët e vona të mbrëmjes dha urdhrin që forcat ruse të nisnin ofensiven totale ndaj Ukrainës.

Ata u futën brenda territoreve ukrainase nga Bjellorusia, por dhe nga ajri. Leja e parlamentit rus për përdorimin e ushtrisë jashtë territorit u vu në zbatim.

Një pjesë e madhe e ukrainasve po flinin kur dëgjuan zhurmat e mëdha të ofensives ruse. U përdorën mjete të artilerisë së rëndë.

Raportimet e para bëjnë me dije se janë shkaktuar qindra fatalitete, ndërsa qeveria ukrainase ka bërë thirrje për rezistencë.

Ata i janë përgjigjur kësaj ofensive, madje kanë arritur të eliminojnë disa pajisje ushtarake ruse, por në numër të papërfillshëm.

Njerëzit po mundohen të evokuahen, ndërsa bëhet me dije se janë 3 qytete të sulmuara. Kievi është lakmia e madhe, pasi duan të marrin kryeqytetin.