“Çfarë ndjenje!” Ledri Vula përjeton për 32-vjetor atë që s’e kishte pritur

Një prej reperëve më të dashur nga publiku shqiptar feston 32-vjetorin e lindjes. Miq, të afërm e fansa kanë uruar dhe befasuar Ledri Vulën me rastin e ditëlindjes. Por surprizën më të bukur Ledri e ka marrë nga fansat e tij, të cilët i kishin përgatitur një festë. Siç shihet nga videot e publikuara në Instastory nga vetë reperi, ata e pritën me tortë, tullumbace e fishekzjarrë dhe kënduan së bashku këngën e ditëlindjes, duke ja zbukuruar edhe më shumë ditën Ledrit, i cili dukej mjaft i lumtur e i kënaqur mes tyre, shkruan Panorama Plus “Çfarë ndjenje!”, shkruan Ledri në videon e publikuar në profilin e tij, ku shfaqet duke fryrë qirinjtë e tortës.