Çfarë i ka ndodhur Don Xhonit? Reperi anulon koncertin në Ulqin: Kam aksident në familje, më falni!

Pas mesnatës, ai ka publikuar një sqarim lidhur me anulimin e koncertit duke bërë me dije se diçka e rëndë i ka ndodhur por ka preferuar të mos japë më shumë detaje.

Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni, ka anuluar koncertin e tij në Ulqin për shkak të një aksidenti në familje.

Pas mesnatës, ai ka publikuar një sqarim lidhur me anulimin e koncertit duke bërë me dije se diçka e rëndë i ka ndodhur por ka preferuar të mos japë më shumë detaje.

“Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte. Shkaku është një aksident në familje. Kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt,”-shkruan ai.

Ndërkohë që as sot nuk ka bërë me dije asnjë detaj lidhur me ngjarjen.

(k.m/dosja.al)